Teksa doli e vetme nga formati televiziv “Përputhen” dhe pas bujës së shkaktuar për Mevlanin, jeta e Ledjanës duket se ka marrë një tjetër drejtim.
Burime të sigurta për Prive kanë bërë me dije se Ledjana ka nisur një lidhje dashurie me një shqiptar nga Kosova.
I dashuri i saj siç konfirmojnë burimet nuk ka lidhje me fushën e showbizit dhe dyshja po e shijojnë dashurinë e tyre larg syrit të të gjithëve
Kujtojmë se e ftuar në ‘Shqipëria Live’ ajo u pyet nga moderatori se cila është pyetja që e bezdis më shumë dhe tha:
“A flet më me Mevlanin? E bëjnë këtë pyetje se më kanë njohur me Mevlanin sado që kam pasur një profil timin në program, duhet ta pranoj që profili më i madh u krijua nga dyshja. Të them të drejtën duke qenë se janë mbyllyr gjërat që në program, nuk e kam konsideruar si diçka wow saqë unë të flas akoma me të. Mendoj se ka problematika dhe gjëra më të rëndësishme për tu marrë sesa me situatën time me Mevlanin. Hatërmbejten e kam të tejzgjatur, inati më kalon me vështirësi ose derisa të marr hak në thonjëza,” ka thënë Ledjana.
Moderatori i tha se Mevlani është dukur sikur se ka kuptuar asnjëherë largimin e saj.
“Ai i di shumë mirë gjërat që ka bërë edhe kundrejt meje edhe kundrejt personave të tjerë. E di arsyen pse jam mërzitur, ja kam bërë të qartë kur flisnim ende bashkë. Nuk kam dal nëpër media apo të hedh kunja, madje kur postoj shprehje mi marrin për të, por në fakt jo. Mendoj që edhe ai duhet ta kuptoj këtë pjesën që janë mbyllyr gjërat dhe mos të më përmend mua në çdo dalje të tij. Vazhdon akoma ta bëj dhe nuk e di pse. I kam mbetur peng përderisa më përmend në çdo emision.”