Ervina Kotolloshi, ose sic të gjithë mund ta njihni “Ponja” e Portokallisë, u rikthye në qendër të vëmendjes pak javë më parë, teksa pas shumë viteve doli në një intervistë në ekran, duke rrëfyer historinë e saj, largimin nga programi në kulmin e suksesit dhe jetën që bën sot në Francë.
Kështu, Ervina jeton në Paris, kryeqytetin francez, ku ka kryer masterin dhe doktoraturën, ndërsa aktualisht jeo mësim në një universitet atje.
Megjithatë, rikthimi në televizion, edhe pse ishte vetëm me një intervistë disa minutëshe, ka bërë që publiku të jetë shumë kurioz për aktoren, ndërsa disa media, duke ju përgjigjur kërkesës së publikut, mesa duket kanë publikuar disa foto të familjes së saj.
Gjë e cila sipas vetë Kotolloshit është bërë pa miratimin e saj, ndërsa është detyruar së fundmi të bëjë edhe një reagim në rrjetet sociale pas komenteve negative që ka parë në lajmet e shpërndara drejt bashkëshortit të saj, i cili është aziatik.
Fillimisht ajo ka kritikuar publikimin e jetës së saj personale nga portalet, duke theksuar se ka zgjedhur vetë këto vite të mbajë një profil të ulët publik dhe e quan këtë një mungesë respekti.
Më pas flet edhe për bashkëshortin e familjen e saj, duke kundërshtuar paragjykimet që kanë dalë në dritë nga komentet e publikut shqiptar.
Reagimi i plotë i “Ponjës”:
“Dje ne disa portale qe nuk percjellin asnje vlere dhe nuk respektojne asnje aspekt te jetes private te dikujt, jane publikuar foto te familjes sime, bashkeshortit dhe djalit tim.
I bej me dije te gjitha ketyre mediave qe nese kam zgjedhur te le televizionin dhe jeten publike eshte pikerisht sepse jeta private per mua eshte me e rendesishme sesa ajo publike dhe i kerkoj te gjithave mediave ne fjale te fshijne gjithe fotot e familjes sime ne linje.
Ndersa te gjitha komenteve dashakeqese ne lidhje me familjen time u bej me dije qe kam zgjedhur nje bashkeshort aziatik pasi eshte nje njeri i mrekullueshem, nje human me plot kuptimin e fjales qe as nuk do mendonte te bente nje koment negativ per askend qe ka guxuar ta bej per te.
Nje njeri qe me kupton pa qene nevoja te flas, qe me ndihmon dhe me qendron prane sidomos ne momentet e keqija, qe perpiqet te me beje per te qeshur kur dua te qaje, qe respekton te shkuaren, te tashmen time, qe me jep keshilla per te ardhmen, qe me ka mesuar te jemi nje ekip i mire, qe me tregon cdo dite sesa e rendesishme jam per te, qe nuk ka frike te kerkoj falje, qe ka frike te tregoj vulnerabilitetin e tij dhe kjo eshte forca e tij me e madhe, nje force qe shume pak njerez ne toke e kane dhe qe me ka fal lumturine me te madhe ne bote, djalin tim. Nuk do enderroja nje bashkeshort dhe baba me te mire per djalin tim. Nje human prezent ne jeten time sic ka pak ne ditet e sotme.
Per kete arsye per here te pare shprehem publikisht :
Njerezit mund te guxojne te bejne nje koment negativ per mua pasi kam qene nje person publik dhe ne momentin qe je nje person publik i pranon te gjitha. Por ju nuk keni asnje te drejte te publikoni foto te familjes sime pa akordin tim apo te beni komente per familjen time, e cila mbetet e shenjte dhe kam vendosur ta ruaj si te tille.
JU LUTEM MOS ME BENI PJESE E KLIKIMEVE TUAJA. JAM E LUMTUR PA PUBLICITET DHE KLIKIME. JAM E LUMTUR PRANE FAMILJES SIME LARG DRITES SE PROZHEKTOREVE DHE FAMES.”