Gjatë intervistave të saj të fundit, Zhaklin Lekatari ka treguar se sa e rrezikuar ndihet që pas pjesmarrjes në “Big Brother VIP”.
Ajo është shprehur se tashmë është më e kujdesshme kur del nga shtëpia apo kur parkon makinën.
Opinionistja është shprehur disa herë se shprehja e mendimit të saj të lirë kundrejt lojës së banorëve në BBV, ka bërë që çdo ditë të marrë mesazhe urrejtje në rrjetet sociale.
Mirëpo, situata ka shkuar në një nivel të patolerueshëm!
Gjatë natës Zhaklinës i kanë thyer xhamat e makinës të cilën e kishte parkuar në parkingjet në stadiumin Dinamo.
Duket se kjo ngjarje ka ndodhur pas spektaklit të djeshëm të BBV, ku Zhaklina pati sërish përplasje të forta me Luizin dhe Kiarën.
Dihet se çifti ka një fanbase të fuqishëm dhe mendohet se ky sulm vjen pikërisht prej tyre, mirëpo ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia.