Melinda Ademi dhe Nora Istrefi thuhet se janë përplasur fizikisht së fundmi në një ambjent palestre.
Burime për “Gazeta Ekspres” konfirmojnë se mes dy këngëtareve ka patur një përleshje fizike.
Megjithatë burimi thekson se ende nuk dihet shkaku që coi në degradim të situatës. Kujtojmë se dikur Nora dhe Melinda kanë realizuar një projekt muzikor së bashku.
Pas lajmeve që po qarkullojnë në rrjet, të gjithë po presin një reagim nga këngëtaret për këtë ngjarje të sikletshme.