Një ngjarje që mund të kishte patur pasoja të rënda ka ndodhur në Aeroportin “Nënë Tereza”, ku avion i linjës ajrore “Swift Air” ka pësuar defekt tek rrotat dhe ka dalë nga pista teksa ulej në Rinas.
Mësohet se incidenti ka ndodhur pasditen e sotme, për shkaqe që ende nuk dihen.
Paraprakisht raportohet se avioni ka rrëshkitur dhe ka dalë jashtë pistës, por fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar.
Avioni që po sillte mallra nga jashtë vendit, ndodhet ende jashtë pistës.
Si pasojë e këtij incidenti, fluturimet në Rinas janë ndërprerë përkohësisht