Jasmin Kadriu ishte një ndër konkurrentet që bëri më shumë zhurmë në edicionin e dytë të “Për’puthen”, sidomos për shkak të romancës së saj me Andin.
Si personazhe publikë, lajme të shumta qarkulluan për personazhet e “Për’puthen”, ndërsa për Jasminën u fol lart e poshtë se para emisionit kishte qenë e fejuar.
Këtyre aludimeve, ish-konkurrentja i është përgjigjur për herë të parë në InstaStory, teksa bashkëbisedonte me ndjekësit e saj.
“A është e vërtetë që ke qenë njëherë e fejuar? Në Dibër flasin shumë për ty”- e pyeti dikush
“Unë në Dibër nuk kam qenë që tre vjeç, kur u fejova? Mbasi hyra në ‘Për’puthen’, se para kësaj as nuk më njihnin. Ahh, njerëzit e shkretë, i zgjidhën gjithë hallet e tyre, kaluan tek të miat,”– u përgjigj ajo.