Prej dy javësh, Meridian Ramçaj është bërë pjesë e garës së vallëzimit në Tv Klan, “Dance Albania”.
Duke qenë se ai ka pasur një eksperiencë tjetër televizive me kryetarin e jurisë, balerinin Ilir Shaqiri, dhe të dy janë miq, ka pasur edhe spekulime se ndoshta Iliri po e favorizon Meridianin.
Por, i ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Meridiani rrëfeu bisedën që ka bërë me Ilirin kur nisi eksperiencën e tij në reality show-n e vallëzimit.
“Unë e di se çfarë mendojnë dhe çfarë thonë njerëzit. Unë Ilirit i kam thënë vetëm diçka kur kam filluar te ‘Dance’: ‘Në qoftë se ti nuk do kesh respekt për profesionin tënd, nuk do kesh respekt as për mua’. Kështu që shoqëria jonë dihet si është. Unë brenda pistës së kërcimit do jem konkurrent si gjithë të tjerët, jashtë shoqëria jonë do vazhdojë po njësoj dhe besoj do jetë shumë e gjatë.
Kështu që, për aq kohë sa ai nuk do respektojë profesionin e tij, i bie që nuk do më respektojë as mua… Iliri është shumë i prerë dhe kjo është një nga gjërat që më ka pëlqyer që kur kemi qenë në emision tjetër bashkë. Është shumë i prerë dhe shumë i ndarë në disa gjëra. Unë po e shijoj, kam ardhur për ta shijuar, kam ardhur për të qëndruar sa më gjatë të jetë e mundur, por nuk kam pasur atë synimin që do shkoj se do fitoj trofeun se s’bën,” -u shpreh ai.
Në fund, Meridiani shtoi se deri tani është paraqitur mirë, kështu që shpreson që kjo të zgjasë sa më shumë.
Burimi: /RevistaClass