Gazetarja e RTSH Eri Muco u bë virale pak kohë më parë në rrjetet sociale për shkak të një deklarate të bërë publikisht për Luizin.
Me një video nga studio e lajmeve, ajo u shpreh se burrin e saj të ardhshëm e do fiks si Luizi.
Mirëpo, gazetares nuk ja priste aspak mendja se kjo batutë do t’i rrezikonte vendin e punës.
Ditën e sotme ajo ka qenë e ftuar në “Shqipëria Live” ku tregoi se është pushuar nga puna pikërisht për këtë deklaratë, të cilën institucioni ku ajo punonte e cilësoi si një ngjarje të rëndë.
Kjo për shkak se sipas tyre, gazetarja i kishte bërë reklamë një tjetër intitucioni mediatik, pra Top Channel, dhe se kishte shkelur kodin e etikës duke përdorur studion e lajmeve për të folur për një fenomen si Luizi.
Mirëpo, gazetarja bëri me dije se batuta e saj nuk është trasmetuar në lajme, por është publikuar vetëm në rrjetet e saj sociale.