Jasmin Kadriu, ish-konkurrente e ‘Perputhen”, u largua nga emisioni ne nje menyre disi te ‘cuditshme”, pasi u duk sikur doli si cift me Andi Artanin, nje tjeter ish-konkurrent, por qe nuk rezultoi aspak keshtu.
Ata u ndane jo me shume se 1 jave pas largimit nga emisioni, duke i dhene keshtu fund shume shpejt lidhjes se tyre.
Pas ndarjes, te dy kane dhene shume intervista duke treguar anen e tyre te historise, dhe duke na konfirmuar qe mes tyre gjithcka ka marre fund dhe se asnjehere nuk do i kthehen njeri tjetrit.
Se fundmi, Jasmin Kadriu ishte e ftuar ne emisionin “Natën me Aulonën” ku foli shume per jeten e saj private.
Koheve te fundit eshte perfolur shume per nje lidhje te re te Jasmines me nje djale, identiteti i te cilit nuk dihet ende. Por, kete gje Jasmina e ka pranuar ne intervisten e saj te fundit, ku u hap për herë të parë për djalin që i ka rrëmbyer zemrën.
Jasmin tregoi se ai i dhuron ndjenja të bukura dhe qëndron non-stop me të, duke e bërë të lumtur.
Ish-konkurrentja tha se pushimet verore i ka kaluar me të dashurin dhe persona të tjerë.
“Dalim vetëm, por unë gjithmonë e mpleks me njerëz të tjerë”- tha ajo.
“Nuk dua as ta bëj publike, se fole sot ndahesh nesër. Do dalësh pastaj shiko se u ndava”, shpjegoi Jasmina.
Edhe pse është ndarë prej kohësh nga Andi, ndjekësit vazhdojnë të jenë të interesuar për lidhjen që Jasmina kishte me ish-konkurrentin e “Për’puthen”. Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit është hapur sërish tema e ndarjes nga Andi.
“Pse e le të ikte një person që e doje shumë?”, e ka pyetur dikush dhe të gjithë e kuptuan se bëhej fjalë për Andin.
“Kush dëshiron të largohet, nuk ka qenë kurrë i imi!”, u përgjigj Jasmina, duke nënkuptuar se ka qenë Andi ai që i ka dhënë fund marrëdhënies mes tyre.