Lorenc Hasrama hyri me bujë të madhe në “Big Brother VIP”, kjo pasi deklaroi se ka qenë në një lidhje me banoren aktuale, Keisi Mejdinin, duke shtuar se ka ende pëlqim për të.
Nisur nga deklarata e tij, Lorenci tregoi pas daljes nga reality show se partnerja e tij nuk e ka falur ende, megjithëse i ka kërkuar falje disa herë.
Së fundmi, Lorenci ishte i ftuar në një intervistë për TAR për të treguar në shumë rreth lidhjes së tij.
Lorenci tha se lidhja e tij po shkon mirë, por nuk tregoi më shumë detaje. E vetmja gjë që zbuloi ishte se partnerja e tij ishte shenja e Luanit në horoskop.
“Mirë jemi. Unë jam shumë njeri privat tek kjo pjesë. Por po ju them që unë jam shenja e Ujorit dhe ajo është një Luan.”-tha Lorenci.