Prej disa kohësh përflitej se Don Phenom dhe Tayna nuk kishin më marrëdhënie mes tyre, madje ishin përfshirë në një “zënkë”, edhe pse rrugëtimi i artistes në industrinë e muzikës nisi pikërisht me reperin e njohur.
Megjithatë ishte ky i fundit që pak kohë më parë rrëfeu se gjithcka mes tyre ishte mirë dhe të njejtën gjë e ka konfirmuar edhe sot në emisionin “Ditë pas dite”, ku e ka vlerësuar shumë Taynën duke e cilësuar atë si një nga reperet më të mira.
“Me Taynën kam marrëdhënie shumë të mirë, është nga ato repere që këndon më mirë se burrat”, -tha Don Phenom, një deklaratë e fortë e reperit, jo vetëm për artisten, por sidomos për kolegët e tij.
Ndërkohë i pyetur përse ka më shumë duete me kolege vajza dhe jo me djem, Phenom u shpreh:
“Ne shkodranëve na shkon më mirë muhabeti me femrat, me të gjitha koleget kam marrëdhënie shumë të mira si me Ronelën edhe me Encën. Nëse unë bëj një bashkëpunim me dikë, duhet të ketë patjetër energji shumë të mirë”.
Nga ana tjetër ai foli edhe për marrëdhënien e shkëlqyer që ka me Unikkatil, me të cilin dha edhe disa koncerte këtë verë në Shqipëri.
“Unikatil e kam njohur që moshën 14-vjeçare, u futa me ID fallco në koncertin e tij dhe që atëherë më ofruan për të qenë pjesë e tyre. Dhe ja ku jemi sot kemi një label”,- tha reperi i njohur.