Fjolla Morina dhe Fisnik Syla vazhdojnë të komentohen edhe pas kaq kohësh. Lidhja e tyre, martesa e pastaj ndarja bënë bujë të madhe në media.
Natën e mbrëmshme këngëtarja postoi një imazh nga spitali duke shqetësuar fansat për gjendjen e saj shëndetësore.
Ndërsa Fisniku në “TikTok” postoi një video ku shihet në një diskotekë nën shoqërinë e një vajze.
I kontaktuar nga Indeksonline, Fisniku u shpreh se vajza me të cilën është në lidhje është e njohur për publikun.
“Është një vajzë e showbizit por që identiteti i saj preferoj të mbetet sekret edhe për pak kohë”.