Media të ndryshme të huaja kanë shkruar se Pique është ndarë nga e dashura e tij e re dhe po shikon mundësinë që të rikthehet me Shakirën.
Ndër versionet që flasin për mundësinë e ndarjes së çiftit është së 23 vjeçarja nuk i ka qëndruar ngacmimit të mediave, të cilat e kanë ndjekur atë në çdo moment për të bërë fotografi të tyre së bashku, sidomos kur thashethemet për tradhti të ish futbollistit të Barcelonës dolën në pah.
Për më shumë flitet për një favorizim të saj në kompaninë Kosmos, që ka për pronar Pique, apo edhe për bezdinë që ajo ka kur ai dhe Shakira janë parë më të afërt këto ditë në negociata për të marrë kujdesin e fëmijëve të tyre.
Të tjerët thonë që çiftit i ka mjaftuar koha e të qenit bashkë, siç e dëshmojnë edhe shprehjet e tyre ditëve të fundit që është e dekurajuar. Mediat po ashtu shkruajnë që disa ditë më parë Clara Chia e puthi Gerard Pique, i cili më vonë fshiu buzët në shenjë mospërfillje.
Edhe pse asgjë nuk është zyrtare, thuhet se kur lumi zhurmon është për shkak se ka shumë ujë, gjërat mes çiftit nuk duket se janë duke shkuar si duhet.
Derisa kjo ndodh, Pique po shihet më shumë më fëmijët e tij dhe me nënën e tyre së me Clara Chia, me të cilët tashmë është më i distancuar.