E bujshme në rrjet! Flamuri shqiptar gjendet i stampuar në nëndetësen e zhdukur

Ditët e fundit, një lajm i rëndë ka pushtuar mbarë botën. Bëhet fjalë për nëndetësen e zhdukur, “Titan”, e cila të dielën e 18 qershorit u zhyt për të eksploruar mbetjet e anijes “Titanik”.

David Concannon, një këshilltar i kompanisë, tha se Oceangate humbi kontaktin me nëndetësen të dielën në mëngjes. Nëndetësja kishte 96 orë furnizim me oksigjen, shkruan Lokimagazine.com

Për fat të keq, nëndetësja nuk u kthye më, teksa ditën e djeshme “OceanGate”, kompania që kishte në zotërim nëndetësen “Titan”, konfirmoi vdekjen tragjike të 5 personave në bord.

Kompania konfirmoi se nëndetësja shpëtheu, duke shkaktuar vdekjen tragjike të Stockton Rush, Shahzada Dawood dhe djali i tij Suleman Dawood, Hamish Harding dhe Paul-Henri Nargeolet.

Video ilustruese se si dhe pse ndodhi shpërthimi:

 

E teksa të shumtë përpiqen të gjejnë nëndetësen e zhdukur, së fundmi disa pamje të saj kanë marrë vëmendje në rrjet.

Në nëndetësen “Titan”, bashkangjitur flamurit të SHBA-së, shtetit të teksasit, flamurit të ushtrisë amerikane, gjendet edhe flamuri i Shqipërisë.

Por çfarë donte flamuri i kombit tonë në nëndetësen e zhdukur?

Për këtë ka folur dhe vetë gazetari i njohur, Blendi Fevziu.

Si fillim ai shkruan: “C’kerkon flamuri Shqiptar i stampuar mbi nendetesen qe u mbyt prane Titanikut?“.

Ndërsa më pas gazetari sqaron se çfarë fshihet pas flamurit shqiptar të stampuar në nëndetësen e zhdukur.

Flamuri shqiptar i stampuar në nëndetësen “Titan”, vjen pasi partnere e ekspeditës është një femër shqiptare dhe në nder të saj është vendosur flamuri jonë. /Lokimagazine.com