Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira ka ndare se fundmi ne InstaStory shqetesimin e saj qe ka me nje fqinj.
Krahas fotos se publikuar, ajo ka treguar se dikush neper lagje konsumon lende narkotike, tym i cili hyn ne shtepine e Einxhelit duke rrezikuar te shkaktoje komplikacione ne shendetin e saj.
Ajo shtoi se nese ky person e sheh kete mesazh, do ishte mire ta konsumonte larg baneses se saj ndryshe nuk do t’i kene punet mire bashke.
“Çdo ditë, kryesisht në mbrëmje një komshi diku këtej rrotull pin bar…tymi hyn në shtëpinë time dhe përzien stomakun për të vjellë! Prandaj, nëse rastësisht ndodh që më ke follow do doja të të thoja: “kushdo e kudo qofsh ose leje barin ose shko pije nja dy pallate më tutje ndryshe si kemi mirë punët bashkë!”
Pak dite me pare, Einxhel ka treguar përmes një postimi se kohët e fundit ka marrë shumë komente që i thonë të mos e ekspozojë barkun shtatzënë, për shkak të “syrit të keq”.
Moderatorja shprehet e shqetësuar që këto komente po i shtojnë ankth dhe se njerëzit nuk duhet të përcjellin energji të tilla.
“Si fillim ju falenderoj shumë për çdo urim, fjalë të mirë e këshillë pa e vënë në diskutim qëllimin e mirë në secilën prej tyre.
Por kam lexuar komente e mesazhe ku sugjeroni, gati-gati në lutje që të mos ekspozoj në foto barkun se tani ‘si nënë e kupton vetë ti’ (?!).
Unë kuptoj dhe nënkuptoj shumë gjëra dhe pikërisht për hir të këtyre bestytnive shpeshherë jam bërë paranojake…Ama të dashura gra e nëna, po nëse dikujt i duhet të punojë në ekran gjatë shtatzënisë dhe barkun ja shohin me mijëra e miliona sy?!
Po nëse gjatë asaj periudhë bëjnë foto veshjesh shtatzëna për punë dhe ato sërish shihen nga pafund sy…dhe akoma më e zakonshme, mjafton një ditë në plazh që barku të shihet nga dhjetra sy…
Ju lutem boll përcollët energji të tilla dhe bestytni që në vend të na ndihmojnë thjesht të shtojnë ankthin! Mbase është idiotllik, por edhe unë besoj te syri, ama çdo gjë ka një limit, se s’do ngujohemi në shtëpi tani që të jemi të mbrojtur nga syri keq”