Këngëtarja shkodrane, Rosela Gjylbegu është siguruar të njihet gjithmonë në media vetëm për talentin dhe punën e saj,
Por dy muaj më parë, me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rosela bëri publike lidhjen e dashurisë duke ndarë edhe një foto me partnerin.
Por cfarë ndodhi? Ditën e sotme këngëtarja postoi një foto në InstaStory duke ngritur dyshime se lidhja e saj e bërë publike pak kohë më parë ka marrë fund.
“Ndonjëherë të duhet të luash rolin e budallait për të mashtruar gënjeshtarin që mendon se po të mashtron”, shkroi ajo.
Pak e thellë kjo shprehje e Rosëlës ama fjala kyçe është e qartë, mashtrimi dhe mashtruesi.
Për më tepër ajo e shoqëron foton me këngën “Ti nuk më gënjen mua”, e kënduar nga Queen.
Jo vetem kaq por edhe në një postim tjetër të sajin, këngëtarja shton akoma më shumë dyshimet për një ndarje nga partneri.
“Gjithmonë mendoj se pjesa më e madhe e njerëzve nuk janë në gjendje me njohë e rinjohë shpirtin e tyne. Në fund të fundit pothuajse shumica e njerëzve jeton tuj ushqy veç trupin thuajse asnjëherë shpirtin.”, shkruan Rosela.
Postimi tjetër:
Një peisazh i bukur shoqëruar me këngën, “Just the way You Are” nga Diana Krall e cila thotë se nuk duhet të ndryshosh për asgjë dhe askënd.
Shpresojmë që Rosela Gjylbegu të mos jetë e lënduar edhe pse vargjet thonë të kundërtën.