Komediani dhe njëherësh prezantuesi televiziv Jimmy Fallon ka lajmëruar se është gjallë dhe në gjendje të mirë pasi një hashtag që sugjeronte se ai kishte vdekur u bë viral të martën mbrëma.
Për të ndihmuar në korrigjimin e mashtrimit për vdekjen e tij, drejtuesi i “Tonight Show” kërkoi ndihmën e Elon Musk, duke postuar në Twitter: “Elon, a mund ta rregullosh këtë? #RIPJimmyFallon.”
Elon, can you fix this? #RIPJimmyFallon
— Jimmy Fallon (@jimmyfallon) November 16, 2022
Nuk ka vonuar as pergjigja e Elon Musk, i cili u shpreh: “Prit pak, si e dimë që nuk je një rrëmbyes trupash aliene që pretendon të jetë Jimmy!?” “Thuaj diçka që do ta thoshte vetëm Xhimi i vërtetë…”
Musk, 51 vjeç, është përballur me një sulm problemesh që nga marrja në dorë e mediumit social , i cili tashmë u detyrua të pezullonte lançimin e tij në Twitter Blue pasi u shtuan imituesit e të ashtuquajturave llogari “të verifikuara”.
rest in peace to one of the most talentless talk show host: jimmy fallon. the first victim of WWIII but the bravest soldier in the battlefront (yet least funniest) #RIPJimmyFallon pic.twitter.com/x9YQ93XDvs
— #icarly finale day!!! | 💫 (@dweebleton) November 16, 2022