Pas një kohe që ishte larguar nga skena dhe jeta publike Cozman kishte befasuar të gjithë kur bëri publike lidhjen e dashurisë me vajzën seksi me emrin Fjolla.
E gjersa gjërat po shkonin për mrekulli u mësua se çifti i kanë dhënë fund lidhjes.
‘Pista’ qe beri te mundur zbulimin se cifti nuk eshte me bashke, ishin rrjetet sociale, ku u vu re se Cozman gjithashtu dhe Fjolla kishin fshire fotot me njeri tjetrin nga profili tyre, duke lene vend per dyshime se cifti i ka dhene fund lidhjes. Dyshimet u shtuan akoma me shume kur ata as nuk ndiqeshin me ne instagram.
Por, nuk kaloi shume kohe qe keto dyshime te ktheheshin ne fakte te verteta. Ishte vete bukuroshja brune, Fjolla, ajo qe konfirmoi se lidhja mes saj dhe Cozman ka marre fund.
Fjolla nuk e la me kaq, ku pervec se konfirmoi ndarjen nga kengetari ajo tregoi edhe arsyen ose le te themi ‘fajin’ qe beri te kryer ndarjen, fatkeqesisht.
Ne nje prononcim me median “Iconstyle” ajo rrefeu se ‘faji’ qendron te objektivat personale te secilit.
“Arsyeja e ndarjes janë dallimet e mëdha, pikëpamjet e ndryshme për jetën, asgjë personale”,- tregoi Fjolla.
Gjithashtu Fjolla shtoi se nuk mendon ribashkimin me reperin e njohur.
Se fundmi, e ftuar ne “Shqiperia Live” ajo ka dhene detaje te tjera rreth ndarjes
“Unë jam person që parapëlqej paqen edhe harmoninë edhe në momentin që hyjnë mes lidhjes xhelozira, posesiviteti e këto ndjenja negative, unë e ndjeva veten dhe vlerat e mia e moralin tim të cënuar. Ky ishte problemi më i madh mospërputhja e vlerave.
Ai është person shumë i mirë, por ndonjëherë dashuria kalon në xhelozi të tepërt e posesivitet.”,- tregoi Fjolla.
“Nuk kishte dhunë, por kishte tendenca toksike. Pas ndarjes, më ka ndihmuar shumë familja, e cila më ka pritur shumë krahë hapur dhe më ka mbështetur. Shoqëria po ashtu si edhe konsulenti im. Pasi nuk e kam përjetuar mirë ndarjen dhe ende po kaloj një periudhë të vështirë. Unë mendoj se ka shumë rëndësi komunikimi dhe ndjesia që mos të ndihesh vetëm në lidhje. Nuk është turp të kërkosh ndihmë e as nuk është turp të ndahemi.”,- shtoi ajo.