E bën sërish! Maestro kërkon nga banorët që të nominojnë Kiarën (Video)

Maestro u përfol shumë në rrjet kur i propozoi Oltës se, nëse hapte kutinë e Pandorës, të nxirrte në nominim Kiarën,Bledin dhe Luizin.

Dhe ashtu ndodhi, Olta bëri të njëjtat nominime ndaj kjo situatë solli krisjen e miqësisë mes Armaldos dhe Luizit, me këtë të fundit që e akuzoi tenorin për pabesi.

Mirëpo duket se Maestro nuk ka ndërmend të ndalojë. Në një bisedë me Oltën dhe Nitën, ai flet sërish për të njëjtën gjë.

Ai i thotë Nitës se nëse ajo hap kutinë e Pandorës të nxjerrë Kiarën, Oltën dhe Kristin në nominim.

Maestro e di se Olta dhe Kristi janë lojtarë shumë të fortë ndaj edhe rrjeti mendon se ai do Kiarën jashtë shtëpisë.