Bora Zemani padyshim ka qenë personazhi i vitit përsa i përket showbizit shqiptar!
Nga moderimi i “Përputhen”, puthja me Donald Veshajn në “BBV”, ndarja dhe ribashkimi i tyre e bëri moderatoren që të jetë në qëndër te vëmendjes.
Mirëpo, përpos dashurisë që i është treguar nga publiku, së fundmi moderatorja është akuzuar për një CV të rreme.
Në një artikull të publikuar ditën e djeshme, mes të tjerash thuhej se ajo nuk është aspak një aktore dhe se nuk mbahet mend si një e tillë, shkruan “lokimagazine.com”.
Epo, si për ironi të fatit, disa pamje janë bërë virale në rrjet ku shihet Bora Zemani në serialin vendor “O sa mirë”.
Jo vetëm kaq, por moderatorja ka qenë në shumë skece si aktore, madje edhe në një klip kënge të Ermal Mamaqit, disa vite më parë. /lokimagazine.com