Fotot krahasuese “Para dhe Pas” te moderatores Bora Zemani, nuk kane munguar qekur ajo mori nje vemendje te madhe nepermjet ekranit te televizioneve te ndryshme, ku ka moderuar apo kenduar.
Shpesh eshte pyetur se a ka kryer operacione plastike, por Bora i ka mohuar gjithmone keto zera duke mos pranuar asgje, por ndjekesit akoma nuk i kane shuar dyshimet e tyre dhe vazhdojne ende t’a pyesin moderatoren.
Mbremjen e djeshme, ajo vendosi te zhvilloje nje bisede virtuale ne Instagram me ndjekesit e faqes se biznesit te saj “B.Zzz Company”, ku per te disaten here ajo sqaroi pjesen e ndryshimit ne pamjen e saj.
Ajo u shpreh se nuk ka kryer operacione plastike, por duke u rritur ka mesuar te beje ndryshime tek pamja e saj per t’u dukur sa me mire, duke shtuar ketu edhe make up-in apo editimin e fotove.
Gjithashtu, Bora pranoi se ka aplikuar fillers dhe metoden e shkrirjes e me pas tregoi emrat e disa aplikacioneve per editimin e fotove duke shkruar:
“Kujdes se ne fund do ju akuzojne per operacione plastike”