Aktori Pete Davidson është parë se kishte vendosur një fashë në vendin ku më parë ai i dedikoi një tatuazh yllit televiziv, Kim Kardashian, “E dashura ime është një avokate”.
Pete u pa në xhirimet e serialit të tij të ardhshëm komedi “Bupkis” në NYC, dhe duket se tashmë komediani e ka fshirë tatuazhn e veçantë që i dedikoi ish të dashurës së tij, sipas ‘TMZ’.
Kim Kardashian dhe komediani i Saturday Night Live, Davidson i kanë dhënë fund romancës së tyre pas nëntë muajsh lidhje.
Lajmin e kanë bërë me dije mediat amerikane duke cituar burime pranë çiftit.
“Ata kanë shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin, por zbuluan se distanca e gjatë dhe oraret e tyre të punës e bënë vërtet të vështirë ruajtjen e një lidhjeje,”-tha një burim pranë çiftit.