Një deklaratë e Tea Trifonit ka ndezur rrjetin pak ditë më parë.
Ajo tha për “Më lër të flas” se Kiara e ka kërcënuar me jetë bashkë me të afërmin e saj, bashkëshortin e tezes, i cili sipas saj punon në Ministri.
“Te dera e Topit më kanë kërcënuar, Kiara me burrin e tezes, kunatin e saj, a familjarin, më tha do të të vras, do të marr zvarrë, je kështu je ashtu, është punonjës ministrie ai tjetri. Më thanë që është burri i tezes së saj. I thashë thjesht që hajde, por ai iku. Njerëzit janë shumë ndryshe mbrapa skene, Kiara nuk thotë asgjë para kamerave, por kur fiken çfarë nuk thotë, shan etj. Kam folur me produksionin, me Kiarën jo, ajo nuk u ftua në një Prime prej kësaj gjëje. Më thanë bëje publike.”- tha Tea.
Lidhur me këtë akuzë foli edhe Kiara e cila ishte e ftuar pas saj në “Më lër të flas”.
Ajo e mohoi me vendosmëri duke thënë se shumë personazhe gënjejnë për vëmendje.
“Nuk është e vërtetë. Prodhohen shumë lajme, ka dhe shumë personazhe që nuk e di për çfarë e bëjnë, ndoshta për vëmendje, por nuk ka kërcënuar kurrë, është shumë e shëmtuar.”-deklaroi Kiara.
Për këtë çështje e pyetur pas finales së madhe për emisionin “E Diell”, Tea ka thënë: “Ta lëmë këtë për policinë, jo për TV. Vepër penale është…”
Ajo ka shtuar se do i drejtohet patjetër drejtësisë për këtë çështje.
Ndërsa e pyetur se si do shfaqej në dasmën e Luizit dhe Kiarës ish-banorja tha: ‘Nuk kam marrë ftesë. Të trashëgohen!’