Zaf Efron do të luajë rolin e mundësit Kevin Von Erich në filmin e tij të fundit “The Iron Claw” dhe përveç fotos së famshme, që e bëri meme, tashmë ka dhe foto të pamjes së plotë të aktorit.
Ylli i “The Greatest Showman” ka marrë rolin e ish-mundësit profesionist Kevin Von Erich në filmin e prodhuar nga A24, me skenar dhe regji nga Sean Durkin .
Aktualisht në prodhim, “The Iron Claw” do të fokusohet në familjen Von Erich, duke ndjekur breza të ndryshëm në dinastinë profesionale të mundjes gjatë viteve 1960.
Filmi “The Iron Claw” pritet të dalë në vitin 2023.
Introducing The Golden Warrior himself. Zac Efron is Kevin Von Erich in #TheIronClaw pic.twitter.com/GliSBCePO5
— A24 (@A24) November 7, 2022
Burimi: /Anabel