Duhet të shihni si duket Chrissy Teigen pas heqjes së dhjamit në faqe!

Chrissy Teigen, tani ka një pamje “më të mprehtë” dhe për procedurën kozmetike të ndjekur ajo ka folur në rrjetet sociale.

35-vjeçarja zbuloi se ka hequr dhjamin nga faqet, teksa na tregoi vijën e re të nofullës. Në video, Teigen, shprehet se është e lumtur për rezultatin duke thënë:

“Më pëlqen. Po, e bëra, e çfarë?!”

Teigen ka qenë prej kohësh e sinqertë në lidhje me procedurat e saj kozmetike dhe operacionet.

Vitin e kaluar, ylli iu nënshtrua një operacioni për të hequr implantet e gjirit, dhe në shkurt, ajo iu nënshtrua një operacioni endometrioze për të lehtësuar dhimbjen nga çrregullimi, i cili bën që indet mitrës të rriten gabimisht jashtë saj.

Në vitin 2019, Teigen tregoi se përdori botoks në sqetulla për të parandaluar djersitjen. Ylli atëherë tha se tani “mund të veshë mëndafsh përsëri pa u lagur”.