Ashley Graham është zyrtarisht mama djemsh! Supermodelja shtatzënë, 33 vjeç, zbuloi në një video në Instagram të hënën se ajo, në fakt, po pret djem binjakë me bashkëshortin, Justin Ervin.
Në video, ata ndanë momentin kur zbuluan se po prisnin fëmijë, plus takimin me ultratinguj kur mësuan se kishin jo një, por dy foshnje
“E ke seriozisht? Do të kemi tre djem?”, thotë ajo duke qeshur, ndërsa partneri shton në mosbesim, “Po bën shaka!”
Graham njoftoi në korrik se ishte shtatzënë për herë të dytë. Ajo dhe partneri kanë edhe një djalë, Isaac Menelik, i cili lindi në 18 janar të 2020-ës.
“Nuk mendoj se ai e kupton konceptin e të qenit një ‘vëlla i madh’, por ai e di që kam fëmijë në bark sepse kur e pyes ‘ku është bebi’ – drejton shikimin nga barku im dhe dëshiron ta puthë” u shpreh modelja në një intervistë me People.