Mbreti Charles III dhe Queen Consort Camilla janë goditur me vezë gjatë një dalje publike në York.
Çifti ishte duke përshëndetur njerëzit e pranishëm kur katër vezë të hedhura nga një protestues ranë para këmbëve të tyre.
Mbreti nuk reagoi aspak ndaj sulmit, duke kaluar mbi rrëmujën ndërsa ai dhe gruaja e tij 75-vjeçare vazhduan të përshëndesnin të tjerët.
A man has been detained after throwing eggs at King Charles and Queen Consort Camilla in York. pic.twitter.com/NuoEJPtjkv
— Pop Crave (@PopCrave) November 9, 2022
I panjohuri arriti të kapej nga autoritetet, por sërish këmbëngulte në revoltën e tij duke thënë se “ky vend është ndërtuar nga gjaku i skllevërve”. Ndërkohë që njerëzit e tjerë bërtisnin njëzëri “turp të të vijë” dhe “Zoti e ruajtë Mbretin”.
Dëshmitarë për BBC tregojnë se “po shijonin” ardhjen e dyshes mbretërore derisa panë papritur vezë që fluturonin dhe sipas tyre, ishin 5 të tilla.