“Dua të rri vetëm me ty”, pas deklaratës së Kiarës ndaj Kristit, Olta ngacmon dyshen: “Keni shumë kimi”

Nuk është e para që e mendon dicka të tillë, por Olta mendon se Kristi dhe Kiara kanë një pëlqim mes tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Afrimiteti mes tyre u vu re edhe pas Prime-t të kaluar, kur ishin në festë bashkë, teksa një video që qarkulloi kudo në rrjet tregoi Kiarën që i thoshte Kristit se “dua të rri vetëm me ty”, por sot kjo ka rënë edhe në syrin e Oltës, e cila nuk hezitoi t’i “ngacmonte”.

Sigurisht, Luizi nuk ishte i pranishëm kur u bë ky diskutim sepse ndoshta gjërat do kishin shkuar pak më ndryshe, megjithatë, aktorja fillimisht tha se është “Kristi që vdes për Kiarën”.

Si ju përgjigj moderatorja kësaj? Thjesht, pastër dhe bukur: “Kush s’më do mua?”, ndërsa Kristi tha se kjo është e gjitha “strategji” e Oltës, për t’i vënë në siklet.

Gjithsesi, Olta vazhdoi ta thotë mendimin e saj hapur, duke përmendur edhe fjalën “kimi” mes tyre.

https://www.instagram.com/reel/CqLdVFAIinq/?igshid=YmMyMTA2M2Y=