Dua Lipa zbulon detajet për koncertin e saj në Tiranë

Dua Lipa do të jetë në Tiranë në 28 nëntor e sot përmes një postimi në Instagram, ajo bën të ditur se koncerti do të mbahet në sheshin ‘Skënderbej’.

Emocioni është i madh për spektaklin “Future Nostalgia”, i cili do të mbahet në Tiranë, Shqipëri, në sheshin ‘Skënderbej’ më 28 nëntor 2022. Është nder të festosh një ngjarje kaq të rëndësishme – 110 vjetorin e Pavarësisë”, – shkruan Dua.

https://www.instagram.com/p/ClHI-GAqndE/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Pak ditë më parë, Dua e konfirmoi vetë koncertin përmes një videomesazhi në anglisht dhe në shqip:

Mezi pres me ju pa në 28 Nëntor për Ditën e Flamurit dhe për 110-vjetorin e Pavarësisë. Ju dua shumë!”.

Koncerti i Dua Lipës përkon dhe me Kryeqytetin Europian të Rinisë, ku janë zhvilluar mbi 1 mijë aktivitete të ndryshme sportive dhe kulturore. Vetëm pak ditë më parë, Tirana u shpall fituese për vitin 2023 edhe si “Kryeqyteti Europian i Sportit”.