Dua Lipa mbajti mbrëmjen e djeshme në sheshin Skënderbej koncertin e fundit të turneut botëror “Future Nostalgia”.
Ylli shqiptar me famë botërore zgjodhi 28 Nëntorin, një datë shumë të rëndësishme për shqiptarët për të mbyllur turneun pas më shumë se 90 koncertesh
Ndonëse nuk dihet ende pjesëmarrja e saktë, sipas faqes “Dua Lipa Today” kanë qenë të pranishëm rreth 200 mijë spektatorë, postim të cilin vetë këngëtarja e postoi ne InstaStory.
Mirëpo pas këtij postimi, duket se Rita Ora ka vendosur të tregojë se rekordin e ka thyer vetë ajo.
Rita ka publikuar një foto të 2018 në koncertin e Festave të Pavarësisë, ku në Kosovë numëron 300.000 njerëz dhe në Shqipëri 250.000, duke treguar kështu se ja ka kaluar Dua Lipës.