Dua Lipa dhuroi një performancë të shkëlqyer mbrëmjen e djeshme në Prishtinë.
Ylli me famë botërore u ngjit në skenën e Festivalit Sunny Hill në natën e parë që nisi dje.
Ajo performoi disa nga këngët e saj më të suksesshme të albumit ‘Future Nostalgia’, që bëri namin nëpër botë.
Këngëtarja shqiptare performoi krah balerinëve që e ndezën më shumë atmosferën. Ajo ishte veshur komplet në rozë, me një fund, crop top kombinuar me çizme rozë.
Më herët, gjatë konferencës për shtyp, Dua tha se ndihej krenare që ndodhej në shtëpinë e saj.
“Ndihem shumë krenare që jam këtu. Do të kënaqemi shumë sonte. Faleminderit shumë, po ndihem shumë mirë që në shtëpinë dhe vendin tim po bëhet një gjë e tillë.” tha ajo.
https://streamable.com/3deqn4
https://streamable.com/l1mexm
https://streamable.com/6z20nb
https://streamable.com/cp2k3h
https://streamable.com/2dklxt