Milioneri i njohur, Mohammed Hadid, ka mbetur i mahnitur nga bukuritë shqiptare.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, ku ka publikuar një foto të një fshati në Lezhë.
“Një dritare e mrekullueshme për shpirtin. Fshat në Shqipëri”, shkruan ai.
Mohammed është babai i dy modeleve të njohura, Bella dhe Gigi Hadid.