Duket se ndjekësit kanë ndryshuar objektiv këtë herë, duke e kaluar “shënjestrën” nga Kiara tek Keisi, shkak sjellja e kësaj të fundit ndaj Kristit.
Por, me hyrjen e Lorenc Hasramës, duket se Keisi është afruar shumë edhe me banorin e ri, duke u larguar kështu pak nga Kristi. Nga ana tjetër, Kristi është në një nominim sfidues, me Armaldon dhe Luizin.
Duke marrë shkas nga “largimi” i Keisit, ajo dhe Kristi janë sqaruar, duke treguar kështu edhe arsyet se pse ka ndodhur ky distancim. Ajo i tha se nuk ka qenë shumë në terezi dhe se kjo gjendje ka ndikuar edhe në raportin e tyre.
Kristi e pyeti nëse i vjen keq nëse do dalë ai të shtunën dhe Keisi argumentoi se sigurisht që i erdhi keq dhe se qau për të.
“Unë nuk kam qenë në terezi dhe duket sikur unë s’po të rri afër”, i tha ajo, duke theksuar se ata kuptohen me një vështrim.
Keisi shtoi edhe se nuk ka frikë të rrijë vetëm në “BBVA”, pa Kristin dhe më pas, ai shtoi se ndoshta ka ndikuar Sabiani në marrëdhënien e tyre. Keisi këmbënguli që jo.
Sërish, arsyeja është pak e paqartë për publikun dhe njerëzit komentuan kështu:
Disa vunë në dukje se Keisi nuk e mbështeti Kristin në nominimin e tij të vështirë:
“Aman se na i shpifi Keisi. Ai i merzit, i sinqerte, kishte nevoje per nje mbeshtetje, perqafim kjo e dh*eu fare. Ate qe kishin ndertuar arriti ta prishe Sabi.”
“O keisi po si i ndejte aq larg pikerisht ne ditet e vetme qe kishte nevoje per ty?”
“Ne momentin me te veshtir nuk i qendroj afer kristit. Turp te te vij. Duet te kishe nje arsye qe mban Distanz.”
Të tjerë komentues rikujtuan deklaratën e Keisit se do të largohej nëse Kristi do të eliminohej nga “BBVA”.
Të tjerë persona, shprehën keqardhje për Kristin, në këtë situatë.
Kujtojmë se pas hyrjes së Lorencit në shtëpinë e BBV, u përfol se ai dhe Keisi kanë patur një lidhje dashurie bashkë kohë më parë.
Mos ndoshta hyrja e tij ka ndikuar në ndjenjat për Kristin?