Grida Duma ka njoftuar ditën e sotme se do të dorëzojë mandatin e deputetit, pas pesë vitesh si deputete e Kuvendit të Shqipërisë në Partinë Demokratike.
Një vendim ky shumë i vështirë dhe i rëndësishëm për të
Mirëpo, tashmë lind pyetja se kush do të jetë emri që do të zëvendësojë Grida Dumën?
Sipas listës së rezultatave të KQZ, emri i dytë pas Gridës ishte ai i Ori Nebiaj me plotë 5599 vota.
Aktualisht Ori është në moderim të programit Për’puthen e nuk dihet se cila do të jetë lëvizja e saj e rradhës përsa i përket pranimin të postit të deputetes.
Kujtojmë se nga ana tjetër, Grida Duma pas largimit nga politika, do të bëhet pjesë e një programi ne Top Channel.