Dorë për dore me njëri-tjetrin, Beniada Nishani nuk fsheh më lidhjen me Blert Hajdarin

Prej kohësh, Beniada Nishani dhe Blerti Hajdari po përfliten si çifti më i ri i showbizit shqiptar.

Modelja e njohur dhe vëllai i Arbër Hajdarit nuk kishin konfirmuar asgjë, deri më sot.

Beniada ka ndarë pak minuta më parë një foto dorë për dore me Blertin. Në fakt ajo nuk ka vënë as emër as fytrën, por nuk e kishim të vështirë të vërtetonim se dora është e tij, falë aksesoreve.

Për Blert Hajdarin kanë dëgjuar më shumë shikuesit e emisionit “Procesi Sportiv” ku ai është prej kohësh si opinionist, pikërisht edhe emisioni që i solli Beniadën si kolege, por jo vetëm kaq.