Në puntatën e sotme të “Përputhen”, Tola debatoi ashpër me Albin. Tola tha se pasi kanë zhvilluar takimin e dytë, Albi është mburrur se “ajo donte të më puthte, por unë nuk e lashë”.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Tola: Mosrespekti është nga ana jote. Pas gjithë atij takimi vjen dhe thua “Donte Tola të më puthte, por unë nuk e lashë”.
Albi: E ke seriozisht me këtë që po thua? E ke seriozisht?!
Tola: Shumë seriozisht e kam! Ti e ke parë shumë mirë qëndrimin tim në takim me ty atë ditë, sa herë që kemi qenë në takim, ke qenë ti ai që ka dashur të më puthë dhe unë nuk ta kam lejuar
Albi: Më duket se këtë javën e fundit ke marrë shumë superxhiro. Unë nuk e kam bërë atë gjë për një arsye, siç nuk e kam bërë kur të kam puthur në faqe dhe ti ke thënë unë desha një puthje tjetër dhe jo shoqërore. Nuk e kam bërë për një arsye të vetme. Kam dashur të të respektoj. Por respekti dhe vlerësimi janë dy gjëra që nuk njihen mirë.
Tola: Çfarë do ti të tregosh me këtë?