Doni të dini “anët e errëta” të Mozzik dhe Erës? Ua zbulon menaxheri i njohur i “VIP-ave”

I ftuar se fundmi ne “Glamour Zone” ka qene menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika, i cili nuk la gje pa thene e zbuluar rreth personazheve te njohur te showbiz-it tone.

Duke ditur se Xhani ka kontakt te drejtperdrejte me personazhet, ai u pyet se si sillen në prapaskene artistet tane.

Teksa nuk ngeli pa nje pergjigje, Xhani tregoi disa nga “anet e erreta” te artisteve shqiptare.

Ai evidentoi “cilësitë negative” të Gramoz Aliut ose i njohur si Mozzik dhe Era Istrefit. Për reperin, menaxheri u shpreh me rezerva duke treguar se vonohet shumë.

“Mozzik kishte një bashkëpunim me një mikun tim. Unë isha ndërmjetësi, që i lidha kontaktin. Mbaj mend që Mozzik e ka lënë atë djalin 8 orë në pritje”- tha Xhani Demika.

Menaxheri u ndal dhe te kengetarja Era Istrefi, per te cilen u shpreh me tone te ashpra.

Moderatorja: Cila është artistja më mendjemadhe e showbiz-it shqiptar?

Xhani Demika: Era Istrefi. Edhe kur kam rastisur në koncerte, ka qenë shumë e ftohtë, dhe më është dukur mendjemadhësi. Mbaj mend në koncertin e fundit që rastisëm, ajo ka qenë e tërhequr nga të gjithë njerëzit.