Donaldi nuk i ndahet Borës as në prapaskenën e “DWTS”, ja fjalët që ka për të (Video)

Mbrëmjen e djeshme nisi “Dancing With the Stars” e megjithë shkëlqimin e konkurentëve në skenë, ku disa prej tyre sigurisht dolën më mirë, pati edhe dy momente që tërhoqën vëmendjen, por në prapaskenë, ose më mirë të themi “jashtë skene”.

I pranishëm ne prapaskenë ka qene dhe Doonald Veshaj për ta mbështetur partneren e tij Bora Zemani.

Ai tregon momentin kur moderatorja i le edhe një porosi, që në fotot e saj që do të postojë të shkruajë “star”, pra yll. Dhe Donaldi e zbaton porosinë me sukses, edhe pse jo ashtu sic Zemani ka pritur me shumë mundësi.