Bashkëprezantuesi i Borës në ‘Dancing With the Stars’ ka bërë lëmsh rrjetin prej kohësh tashmë e postimi i Borës ka futur sërish në kurth ndjekësit, ndaj pjesa më e madhe mendojnë se do të jetë Donaldi.
Por, burime pranë Kryefjalës tregojnë të kundërtën.
Sipas tyre, emri që do të shoqërojë Bora Zemanin në prezantimin e ‘Dancing With the Stars’ është moderatori Eno Popi.
Pas një pauze nga ekrani, Eno Popi rikthehet sërish me këtë projekt.
Kujtojmë se “Dancing With the Stars” nis më datë 7 tetor me netët live. Lajmi u bë i ditur përmes një videoje në faqen zyrtare të emisionit, ku konkurrentët zhvilluan një mini-performacë.
Faqja zyrtare e programit ka zbuluar tanimë edhe emrat e konkurrentëve që do të marrin pjesë dhe kryetarin e jurisë Kledi Kadiun.
Konkurrentët e spektaklit janë: Alban Nimani, Sara Hoxha, Isli Islami, Megi Pojani, Ardit Çuni, Deborah Keçi, Salsano Rrapi, Irini Qirjako, Arbër Çepani, Elhaida Dani, Ilir Dushkaj, Elona Duro dhe Gent Hazizi.