Xhani Demika, ose i njohur ndryshe si menaxheri i vip-ave, ka qene i ftuar se fundmi ne nje interviste per “Glamour Zone”.
Gjate kesaj interviste ai ka folur edhe per sherrin publik mes tij dhe dy binjakeve Veshaj, Donaldit dhe Romeos.
Ai tregoi se prej nje viti Donaldi i ka premtuar nje kafe mirepo refuzon akoma t’ia hap edhe telefonin.
“Pas daljes nga Big Brother, Donaldi ka nje vit qe me genjen per kafe. Me ka thene shume here, madje edhe nuk me hapi telefonin. Po e them publikisht, qe as une nuk do t`ia hap me telefonin.” u shpreh Xhani Demika, mirepo edhe pse ka kete hatermbetje ndaj Donaldit, Xhani serish u shpreh se ai eshte me pozitiv se Romeo.
Kujtojme qe para disa kohesh Xhani ka rrefyer si rralle here debatin qe ka pasur disa vite me pare me vellezerit Veshaj.
Ai rrefeu se per rreth 4 vite nuk ka pasur fare komunikim me dy djemte dhe ka qene ai i cili i kishte mbetur hatri me Donaldin dhe Romeon.
Mirepo momenti kur marredhenia e tyre mori nje tjeter drejtim ishte kur Xhani vendosi te suportonte Donaldin pasi ai rrefeu historine e tij ne “BBVIP”, gje qe e preku menaxherin e njohur.
Pas kesaj i menjehershem ka qene asokohe dhe reagimi i Romeos i cili i dergoi nje mesazh Demikes ku shprehej se nuk e priste mbeshtetjen e tij ndaj aktorit te humorit.