Edhe pse arsyeja e vertete e ndarjes se ciftit Bora Zemani dhe Donald Veshajt nuk dihet, ajo qe dihet me siguri eshte se edhe pas ndarjes ata vazhdojne ta thumbojne njeri-tjetrin ne rrjete sociale.
Ishte Bora Zemani ajo qe disi ndezi “sherrin” mes njeri tjetrit, ku me ane te nje postimi ne instagram, ku sipas fansave dhe jo vetem, u kuptua se ishte nje thumb haptazi per ish-in e saj, Donaldin. Ajo e postoi foton me mbishkrimin:
“Ajo nuk po kërkonte një kalorës, ajo po kërkonte një shpatë”, shkruhej në postimin e Borës.
Shume pak kohe ka kaluar, dhe sigurisht qe heret a vone Donaldit do ti shkonte ne ‘vesh’ kjo deklarate e Bores, dhe sigurisht qe reagimi nga Donaldi do vinte, dhe keshtu ndodhi.
Ai ja ka kthyer thumbin mbrapsh Bores, duke u shprehur:
“Kërkohet një vend pune për një person që gjen quotsa anglisht. Të interesuarit në dm ose Wp”, shkruan ai.
Ndërkohë, në “Instagram-in” e Borës në postimet e fundit të gjitha janë mbishkrime në anglisht.
Kujtojmë se një prej tyre u bë mjaf virale dhe mori vëmendjen e të gjithëve ishte ai pas deklaratës së Donaldit në një intervistë me të vëllanë.
Në emisionin e fundit të emisionit “Binjakët”, ai iu përgjigj pyetjeve të vëllait binjak Romeo Veshaj, në lidhje me dashurinë e fundit, që i bie të jetë Bora.
Aktori tha me bindje të plotë se të gjitha të dashurat i ka dashur njësoj, pa i dhënë ndonjë rëndësi të veçantë lidhjes me Borën. Po ashtu, i vëllai e pyeti nëse mund të kishte shanse për ndonjë rikthim, pyetje të cilës ai iu përgjigj në mënyrë absolute që jo, madje dhe nëse ajo i lutet.
Këto fjalë ranë në veshin e Bora Zemanit, e cila si rrallëherë ka vendosur që të reagojë në rrjetet sociale. Teksa ka ndarë foto në “Instagram”, ajo ka shkruar anglisht:
“Heshtja është më e mirë se të flasësh idiotësira”
Edhe pse te ndare dhe pa asnje komunikim qe pas ndarjes, dyshja nuk ka ndermend ti ndali thumbat drejtuar njeri-tjetrit