Donald dhe Romeo Veshaj ditën e djeshme (1 shtator) kanë festuar ditëlindjen e tyre të 27-të.
Binjakët më të njohur shqiptar morën urime të shumta ndërsa Donaldi kishte vendosur që dhuratë për fansat në këtë ditë speciale për të, të publikonte një këngë.
“Hesht” po konsiderohet një dedikim për Bora Zemanin për periudhën sa ishin të ndarë.
Nëse mendoni se ditëlindjen e tij e injoroi Bora, e keni gabim.
Prezantuesja gjeti mënyrën e saj që edhe publikisht të uroi të dashurin e saj për ditëlindje, bashkimi me të cilin nuk është konfirmuar ende nga asnjëra palë, të paktën në rrjetet sociale.
Moderatorja ka publikuar dje një video krahas së cilës ka shkruar “Urime, urime” shoqëruar me gota shampanje.
Të gjithë e kanë parë si dedikim për partnerin e saj.
Kujtojmë se pak ditë më parë, në ‘Sunnyhill Festival’ nuk mungoi as Donaldi ku i shoqëruar ishte pikërisht nga partnerja e tij, Bora.