Dy binjakët Veshaj, Romeo dhe Donald, kanë qenë gjithnjë të pandashëm përgjatë karrierës së tyre televizive.
Një nga periudhat kur ata qëndruan të ndarë ishte ajo gjatë pjesmarrjes së Donaldit në “Big Brother VIP” e mesa duket nuk do të jetë e vetmja.
Pak më parë është bërë me dije nga Romeo Veshaj së më 24 mars do të startojë sezoni i tretë i programit “Më lër të flas”, mirëpo këtë herë ai do të jetë pa Donaldin.
“Zonja dhe zotërinj, “Më lër të flas”, nis së shpejti në “Top Channel”. Do jemi bashkë këtë sezon sepse ai tjetri vetëm punë prishte. Pra, “Më lër të flas” vetëm me mua Romeo Veshaj, autor, moderator dhe regjisor“- shprehet aktori në videon e publikuar.
Nga ana tjetër Donaldi ka treguar në rrjetet sociale se është përqëndruar në projektet e tij lidhur me arkitekturën dhe interior design, e kështu kjo mund të jetë arsyeja e shkëputjes së tij nga ekrani.