Donald Veshaj do të futet sërish në “Big Brother VIP”?

Ditën e djeshme Romeo Veshaj bëri me dije se do të startojë sezoni i tretë i programit “Më lër të flas”, mirëpo këtë herë do të jetë i vetëm, pa Donaldin.

Arsyeja e këtij vendimi të aktorit nuk dihej, ama u aludua se ai mund të kishte zgjedhur të fokusohej tek arkitektura dhe interior design, ashtu siç e kemi parë në rrjetet sociale.

Mirëpo, mesa duket arsyeja qenka diçka komplet tjetër që nuk na e kishte marrë mendja kurrë!

Producentja e “Big Brother VIP”, Sara Hoxha, ka ngritur dyshimet se Donaldi do të rikthehet sërish në shtëpinë më të famshme.

Tek ka postuar promon e “Më lër të flas”, Sara ka shkruar në InstaStory: “Po Donald Veshaj ku është?Apo mos vallë do rikthehet tek shtëpia e tij e preferuar?”

Nga ana tjetër, Donaldi ka ripostuar story-n në profilin e tij dhe shkruan: ”Ta shohim prisni edhe pak”. 

Epo mesa duket, na presin supriza!