Ju tashmë e dini se përvecse politikan dhe biznesmen, Donald Trump është edhe aktor, ose më mirë të themi, njeri i ekranit. Gjë që do të thotë se pothuajse cdo dalje e tij publike është e kuruar në detaj, përfshirë këtu edhe vendosjen e grimit, për të mos përmendur edhe flokët e tij aq të përfolura.
Megjithatë, disa foto të fundit ish-Presidentit, kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale. Arsyeja përse është pasi ai u pa në turneun “LIV Golf”, tërësisht natyral, totalisht pa grim. “Aqua & Sapone” me pak fjalë. Kështu, paraqitja e tij e rrallë pa grim, ka bërë që fotot të qarkullojnë e të komentohen, pasi në fakt Trump duket goxha ndryshe,
Miliarderi u shfaq i veshur me një bluzë të bardhë, pantallona të zezë dhe një kapelë në kokë, me ngjyrën e tij natyrale dhe me rrudhat që i duken.
Së fundmi, Trump po përflitet për një rikthim në politikë dhe në garën për President të SHBA-ve, ndërsa po ashtu po përballet me akuza nga Kongresi për “dëmin” që ka shkaktuar gjatë legjislaturës së tij.