Prania e ish-presidentit amerikan në rrjetet sociale ka qenë gjithnjë e diskutuar gjatë gjithë mandatit të tij. Pas muajsh paralajmërimesh, Twitter e ndaloi Trump së postuari, duke mbyllur llogarinë. Platforma përmendi “rrezikun që deklaratat kishin për të nxitur dhunë”.
Facebook ndërmorri një veprim të ngjashëm, duke e ndaluar Trump për të paktën dy vjet. Atëherë, ish-presidenti tha se “platforma ishte gjithsesi e mërzitshme”, por tani, ai ka filluar një proces gjyqësor kundër gjithë kryetarëve të rrjeteve sociale në emër të viktimave të “cancel culture”.
Cancel culture – Një term i kohëve moderne që përdoret kur një personazh publik ose me influencë bën një gabim që i kushton karrierën, pra “anulohet”.
Trump bëri një njoftim sot në lidhje me paditë e tij kundër Zuckerberg, Dorsey dhe Pichai, trasnmetuar nga RSBN. Procesi gjyqësor i tij po mbështetet nga Instituti i Politikës së Parë të Amerikës, një organizatë jofitimprurëse e nisur për politikat e Trump.
BREAKING: President Trump has filed a MAJOR Class Action Lawsuit against Big Tech and their CEOs pic.twitter.com/Kpdw0LNv1Z
— RSBN (@RSBNetwork) July 7, 2021
Proceset gjyqësore të Trump gjithashtu do ta lejojnë atë të padisë në emër të njerëzve që mendojnë se janë prekur nga censurimi i Facebook dhe Twitter.
“Ata nuk mund të vazhdojnë më me censura dhe heshtje. Vendi ynë nuk mund ta marrë këtë abuzim. Ajo që ka bërë Google, Twitter dhe Facebook, është një turp i madh për vendin tonë. Ata hoqën fjalën e lirë të presidentit sepse kishin frikë nga e vërteta, por e vërteta do të dalë gjithsesi, më e madhe dhe më e fortë se kurrë më parë”, u shpreh Trump.
Lidhur me deklaratat, CEO-t e platformave të mëdha, kanë thënë thjesht se “bënë atë që do bënin në çdo rast, kur ka shkelje dhe paraqitet rrezik”, duke nënkuptuar se “nuk ishte personale kundrejt Trump”. Sidoqoftë, ai dukshëm s’mendon kështu.