Don Xhon dhe Ariana Lirey ishin nga dyshet më të përfolura dhe lidhjet më të pazakonta të showbizit shqiptar.
Reperi nga Drenica kishte krijuar lidhje nga një njohje përmes rrjeteve sociale me një modele ruse, me të cilën më vonë u takua për të kaluar disa ditë së bashku në Dubai.
Teksa dukej se do të vazhdonte njohja mes tyre, ajo u ndërpre dhe çifti përmes rrjeteve sociale deklaroi ndarjen.
Por nuk shkoi aq qetë, pasi me muaj vazhduan kunjat dhe thumbat ndaj njëri-tjetrit dhe modelja ruse nisi një lidhje të re dashurie, e cila nëse bazohemi në rrjetet sociale ka përfunduar.
E reperit shqiptar duket se nuk po i ndahet shpirti lehtë pasi së fundmi ka ngacmuar sërish.
Ai në instastory ka publikuar një foto me Era Istrefin ku ka shkruar: E bukur është si ruse.
Me shumë gjasë kjo fjali do të jetë pjesë e këngës së përbashkët me Erën që pritet të publikohet nesër.