Krist Aliaj ishte padyshim një nga protagonistët e këtij edicioni të “BBVIP” teksa arriti të shkonte deri në finale, madje deri në dyshen e fundit, në përballjen direkte me Luiz Ejllin.
Sot, i ftuar në “Pardon My French”, Kristi foli me detaje rreth aventurës së tij në reality show, duke treguar momentet e vështira, por edhe ato më të bukurat, si dhe si e ka përjetuar daljen nga shtëpia e përballjen me realitetin.
Intervistën ai nisi “nga fundi”, teksa u pyet për video-n tashmë virale të postuar nga Jori Delli, ku Kristi u duk duke shkuar për të takuar bjonden me të cilën shkëmbeu një puthje në BBV.
“Dola nga makina dhe çuditërisht ishte taksia e “Maria Bonita”-s aty, unë se prisja fare as ai shoferi në fillim nuk po shikonte fare, edhe unë kur e pashë më ka ardhur shumë për të qeshur sepse ishte koicidence.”- rrëfeu Kristi,
Më pas Kristi foli në lidhje me atë që ka parë tani, jashtë reality show-t, reagimet dhe përjetimin e “famës” falë programit:
“Jo, e dija që ishte bërë nami por jo në këtë shkallë. Tek qytetet më vinte çudi(kur ishin bosh), por të shikosh video dhe imazhe është tjetër dhe ta përjestosh është gjë tjetër. Ishte goxha graduale rikthimi në realitet dhe në shoqëri. Mezi po prisnin të më tregonin se çfarë ka ndodhur jashtë. Gjëja e parë që më kanë thënë nga episiodi i sëmundjes që u shkëput çdo gjë nga aty, protestat nuk e dija se ishin me të vërtetë kaq masive. Çfarë më ka pëlqyer, feedback-u që kam marrë nga njerëzit edhe nga vende ku nuk e prisja fare.”
Po ashtu Kristi ka rrëfyer edhe momentin më të vështirë të tij në reality show, që në fakt kanë qenë dy, i pari kur erdhi babai i tij dhe i dyti kur erdhi Sabiani, si babai i Keisit me të cilën ai kishte nisur një histori. Madje për herë të parë Kristi ka rrëfyer se ka dashur ta lërë shtëpinë në atë moment:
“Momenti më real që ka ndodhur është kur erdhi babai i mërzitur, me shumë dyshime me pasiguri. Ishte momenti më i vështirë, kur u fut një baba, Sabiani. Ai ka qenë momenti më delikat. Prindër të një të dashure kam takuar, por jo në atë formë të një ‘reality-show’ me njerëz të tjerë që donin të përfitonin nga situata dhe shtonin komente. Ishte shumë e vështirë. Ishte i vetmi moment ku u binda që duhet të dal që të shpëtoja çdo gjë, marrëdhënien, veten dhe personat.”
Megjithatë më vonë ai kuptoi që mënyra si u soll me Keisin e Sabianin dhe si e përballoi atë situatë i ka shtuar mjaft pikë në lojë dhe e ka bërë një prej të preferuarëve të publikut.
Po ashtu Kristi pranoi se tani ndihet mjaft krenar për veten dhe rrugëtimin e tij, teksa ka shprehur dëshirën edhe për ta fituar programin:
“Jam shumë krenar, desha të fitoja. Edhe komentet që merrja ishin logjike. E vlerësoj edhe gjërat që ka bërë Luizi sepse ka bërë shumë gjëra të mira, unë e kam kritikuar gjithmonë por kam parë edhe disa gjëra që më pëlqyen. Fillova ta kuptoj.”