“Doja ta vrisja”! Gruaja e këngëtarit të njohur zbulon incidentin e papritur gjatë dasmës së tyre

Gjatë një interviste, Erik Lloshi dhe bashkëshortja e tij u pyetën nëse do ta bënin një dasmë të dytë dhe të dy ishin të mendimit që jo.

Eriku tha me shaka se “as e kam për plane fare, me harxhu lekë kot”, teksa tregon edhe një ngjarje që i kishte ndodhur kur ishin në dasmë tek Romina.

Eriku ishte aq i lodhur sa i kishte kërkuar DJ disa herë që ta mbyllte vallen, por ai nuk e kishte bërë dhe Eriku ishte larguar nga pista.

“Në atë moment doja ta vrisja, por nuk kisha çfarë bëja, ishte kunata ime që e mbuluam pak”, tha Romina.