Hyrjet e reja në “Big Brother Vip Albania” janë gjatë gjithë kohës në qendër të vëmendjes së publikut.
Ditën e sotme i ftuar në “Wake Up”, Bledi Mane duket se na zbuloi konkurenten e re. Gjatë bisedës në studio ai u shpreh se njëra nga hyrjet e reja në shtëpi do trazojë ujërat dhe do të zërë vendin e Kejvinës sa i takon provokimeve.
Moderatorja Enxhi Nasufi e pyeti nëse bëhet fjalë për njërën nga gocat e “E diell” dhe Bledi anashkaloi pyetjen në heshtje.
Prej disa ditësh Erjola Doci është aluduar si konkurentja e re që do i shtohet kastit të banorëve e mesa duket Bledi na e konfirmoi “në heshtje”.
Ndërkohë në fillim të intervistës, Bledi u shpreh se pak para se të hynte në shtëpinë e BB VIP, ka marrë kërcënime nga ndjekësit e Luizit. Shkak janë bërë pikërisht deklaratat e tij në lidhje me këngëtarit.
Por ai shtoi se kur doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, gjërat ndryshuan fansat e Luizit i treguan mbështetjen e tyre.